leoni

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Ndërhyrjet e Qeverisë së Serbisë për menaxhimin e situatës së pandemisë në komunat e veriut të Kosovës, shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ndodhemi në kushtet e një pandemie dhe kujdesi për jetën e secilit qytetar të Kosovës, pa dallim etnie, është një gjë që nuk diskutohet dhe që askush nuk e vë në pikëpyetje. Ky kujdes duhet të jetë personal e shoqëror, por mbi të gjitha, ai duhet të jetë kujdes shtetëror, e veçanërisht qeveritar.

Në kemi qenë për dekada me radhë viktima të trajtimi të pabarabartë nga shteti ku kemi jetuar, nga ish-Jugosllavi dhe më pastaj nga Serbia, prandaj e kuptojmë më mirë se kushdo tjetër çfarë do të thotë të mos e kesh ndihmën e shteti, aq më shumë në kushtet e një pandemie, çfarë jemi tani.

Vendosja në karantinë e komunave në veri të Kosovë, nëse kjo vlerësohet nga profesionistët shëndetësor se është e nevojshme, nuk ka asgjë të keqe. Por është e papranueshme që ky vendim të merret nga Qeveria e Serbisë në vend që të merret nga ajo e Kosovës. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur, komunat e pjesës veriore të Kosovës janë vendosur në karantinë sepse kështu ka dashur Beogradi, dhe kjo nuk është bërë më urdhër të Qeverisë së Kosovës.

Hyrja e mjekëve nga Serbia në këtë komuna dhe vendosja në karantinë e tyre, është shkelje shumë e rëndë që i bëhet sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur, të cilën gjë qeveria e Kosovës nuk ka guxuar të toleroj në asnjë mënyrë. Vetëm pasi opozita dhe mediat ngritën zërin për këtë shkelje të rëndë që po i bëhet sovranitetit të shtetit tonë, Qeveria e Kosovës reagoi. U shfaq kryeministri Albin Kurti dhe tha se Ministria e Shëndetësisë kishte marr vendim për futjen në karantinë të dy komunave, Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit, por se vendimi nuk ishte bërë, siç u tha, me tupan në mënyrë që kriza shëndetësore të mos thellohej edhe me një krizë tjetër.

Në këtë deklarim të Kryeministri, ka disa gjëra që nuk janë në rregull. Së pari, si mund të thotë Kryeministri që një vendim që shpall karantinën për dy komuna të Kosovës mund të mos bëhet publik? Së dyti, pse tani që treguat nuk po e bëni publik atë vendim që qenka marr para disa ditëve? Apo ai nuk ekziston fare?! Dhe, së treti, kur thatë, “nuk e bëmë vendimin publik që kriza shëndetësore të mos thellohej edhe më një krizë tjetër”, për çfarë krize e kishit fjalën? Si mund të mendoni që vendimet e ligjshme të qeverisë shkaktojnë krizë në veri të Kosovës? Këto janë pyetje që ndodhen në zemër të gjithë këtij debati dhe që duan një përgjigje të shpejt dhe të saktë.

Me tutje, në këtë video-paraqitje, kryeministri përdori fjalët: gjak, gjakderdhje, konflikt, provokim, tensione, incidente, ndarje, insinuatë, intrigë, kurth, acarim, mjerim, piskamë, etj. Të gjitha këto për vetëm 4 minuta adresim qytetarëve për gjendjen në veri të Kosovës.

Në vend të kësaj ai do duhej të tregonte për masat që po merr qeveria për këto komuna dhe të shpjegoi si u bë që gjendja në veri doli nga kontrolli i Qeverisë së Kosovës. Por jo, ai nuk e bëri këtë. Ai foli me këtë gjuhe sepse vetëm kështu mendon se mund të fshihet nga përgjegjësia tij, se kjo është mënyrë për të kamufluar paaftësinë e qeverisë për të vepruar.

Qytetarët tanë, pa dallim, nuk kanë nevojë për politikanë e për kryeministra që flasin më shumë për gjakun se për jetën, më shumë për ndarjen se për bashkimin. Por, kanë nevojë për politikanë e kryeministra që marrin përgjegjësi dhe punojnë më shumë se sa flasin dhe kur flasin nuk nxisin armiqësi, urrejtje e panik, por mbjellin besim e shpresë dhe thërrasin për unitet.

Prishtinë, 6. 4.2020.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …