Lamtumirë luftëtar, Ahmet Qeriqi!
Një jetë në luftë, në shërbim të atdheut e kombit – me laps e libër, dhe në fund, edhe me pushkë.
Profesor e poet, luftëtar i pandalshëm.
Për koincidencë të historisë, ike në Ditën e Mësuesit. Ike në ditën e fundit të epopesë së Jasharve.
Ike me lavdinë e këtyre ditëve historike, sepse ishe vetë një kapitull i saj.
Lamtumirë, zëri i lirisë!