Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka folur lidhur me arrestimin e Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Ai ka thënë se menaxhmenti ka përfituar materialisht nga asetet dhe resurset e kësaj ndërmarrje për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje. Fatkeqësisht parim bazë i këtij menaxhmenti rezulton të jetë përfitimi material në mënyrë të organizuar në asestet dhe resurset e KEK’ut për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Kryeministrin Albin Kurti. Për të arritur synimet e veta, ky menaxhment me mbështetje të plotë deri në naivitet të Ministrisë së Ekonomisë, menaxhmenti i KEK-ut shfrytëzoi situatën e krizës globale për lojëra dhe tregtim të energjisë me ndërmarrje tregtare brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Shala. Duke shpallur me qindra miliona euro tendera njëburimorë, duke vonuar remontet e termocentrale deri në 40 mijë orë pune jashtë normativit teknik, shih bllokun A5, njejtë dhe me bllokun B2, si rezultat i keqmenaxhimit të procesit të prodhimit, shkaktohen defekte dhe pastaj angazhohen ekspertë të jashtëm ku paguhen 12 mijë euro në ditë. Deputeti Ferat Shala, sot në Kuvend, ka drejtuar kritika edhe kundër Ministrisë së Ekonomisë, e cila i ka mbuluar veprimet e menaxhmentit të KEK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …