Ferat Shala

Ferat Shala kritikon Qeverinë për projektligjin mbi resurset ujore, e cila po vepron ende me atllasa të Jugosllavisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me Projektligjin për menaxhimin e resurseve ujore, një nga 16 projektligjet që PDK-ja ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese. Shala e ka cilësuar projektligjin si të hartuar në mënyrë “sharllatane dhe skandaloze”, duke kritikuar përfshirjen e pellgjeve të Danubit dhe Vardarit, që nuk janë relevante për territorin e Republikës së Kosovës. Projektligji specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vërtetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës. Pasi vetë ky projektligj është për Republikën e Kosovës, dhe jo për ish Jugosllavinë, nuk ka sens të përmenden Danubi e Vardari. Shala, ngriti pyetjen nëse Qeveria ende vepron duke përdorur atlasa të Jugosllavisë dhe kërkoi kthimin e koncepteve gjeografike që reflektojnë realitetin territorial dhe administrativ të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …