Ferat Shala: Kryeministri Kurti, e ka në dorë pushtetin absolut për të vepruar në krizën aktuale energjetike

Ferat Shala: Kryeministri Kurti, e ka në dorë pushtetin absolut për të vepruar në krizën aktuale energjetike

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ia ka kujtuar kryeministrit, Albin  Kurti se e ka në dorë pushtetin absolut për të vepruar edhe sa i përket energjetikës dhe duhet  ta lërë anash retorikën boshe për 20 vitet e kaluara. Dihet se kryeministri Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike. Kryeministri ka pushtetin absolut, edhe rregullatorët e pavarur i ka nën menaxhimin e tij. I ka kërkuar këto dhe ia keni dhënë, iu ka premtuar, i keni besuar, por sot ku jemi? Askund nuk jemi me premtimet që ka dhënë! Vendi ynë është  gjysmë i izoluar, me ekonomi të stopuar, asnjë lopatë inaugurimi nuk shihet askund në Kosovë. Asnjë projekt i ri as i vjetër. Kryeministri na sjell retorikën mbi 20-vjeçare boshe për të kaluarën. Ju duhet të jeni këtu për të ardhmen, për zhvillimet, për të menaxhuar situatën politike, pandemike, energjinë, për të ulur inflacionin e jo për të mbajtur vetëm fjalime retorike, ka dhënë deputeti, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …