Lamtumirë Pëllumb lirie, Milaim Krasniqi.
Sot po e percjellim në amshim, shokun dhe bashkëluftëtarin tonë Milaim Krasniqi.
Ky burrë e luftëtarë lirie na la vetëm fizikisht, sepse Milaimi dhe vepra e tij do të jetojnë perjetësisht. Milaimi tërë jetën e tij ishte në shërbim të familjes dhe në shërbim të Atdheut, në shërbim të lirisë dhe pavarësisë.
Ai në mënyrën më atdhetare e heroike, luftoj në betejat më të lavdishme në Llapushnik, Negrovc, Gjergjaj etj.
Ai ishte i afërt, i sinqertë e mik i mirë. Ai ishte dhe mbetet Pëllumb Lirie!
I përjetshëm kujtimi për Milaimin, i lehtë i qoftë dheu i tokës nënë!
Faleminderit familjes që na e dha këtë burrë e luftëtarë lirie.