Me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell, të premten në Uashington pritet që të takohen delegacioni kosovar me atë serb në kuadër të dialogut që ka synim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve. Në takimin që do të zhvillohet në kryeqendrën amerikane nuk ka marrë pjesë as Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse e njëjta kishte ftesë për t`iu bashkuar dialogut. Ferat Shala, deputet i kësaj partie, thotë se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet. “Ne kemi shprehur qëndrimin tonë shumë më herët që përgatitjet dhe koordinimi ndërpartiak dhe ndër institucional në Kosovë duhet të bëhet shumë më i mirë në mënyrë që ne të kemi një platformë të qartë në fazën e bisedimeve gjatë tërë procesit në Uashington”, ka thënë ai. Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar pa koordinim të plotë dhe pa ekspertë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …