Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar disa fshatra të Kosovës. Ai është shprehur optimist me pritjen dhe përkrahjen që po e gjen kudo për Partinë Demokratike të Kosovës. Shala ka vizituar degën e PDK-së në Terstenik e Verbovc prej ku është shprehur se ka marrë përkrahje masovike. “Edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.”, ka shkruar Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …