Ferat Shala, ish-deputet i PDK-së, ka thënë se në të kaluarën subjekti i tij u ka dhënë deri në 30 deputetë në listë partive tjerë vetëm që të lidhin koalicion dhe të punojnë së bashku. Ai ka theksuar kjo parti ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe se për këtë çështje ka dështuar një koalicion me Nismën duke shtuar se nuk kanë vija të kuqe për askënd dhe së janë të hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Shala po ashtu ka thënë se PDK-ja ka shumë çfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri.“Kemi programin më të mirë për zgjedhjet tjera. Do ta shpalosim atë me kohë. Do e shihni. Nuk e marrim barrën e një qeverie të keqe”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …