leoni

Gentrit Hafir Shala: Nuk të trazohen dot ty shtigjet, pëllumb lufte, lajmëtar lirie!

Ferat Shala: Përjetësisht krenar që isha pjesë e UÇK-së dhe që pata nderin të luftoj për ty Kosovë

Luftëtari i lirisë, eprori i  UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi ka bërë të ditur se sot do t’i përgjigjet ftesës për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Ai ka saktësuar së gjithmonë do të jetë krenar që i është dhënë mundësia për të luftuar për lirinë e atdheut. “Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …