Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka pritur në takim me ushtarakun, Paul Gibson, oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit të Parashutistëve, trupat e para britanike që kanë hyrë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999. Shala ka thënë se me Gibsonin kanë kujtuar “momente të lavdishme kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga Gryka e Llapushnikut dhe forcat britanike nga Gryka e Kaçanikut u drejtuan në Prishtinë, për të çliruar përfundimisht Kosovën. Kujtuam momentet e lavdishme kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga Gryka e Llapushnikut dhe Forcat Britanike nga Gryka e Kaçanikut, u drejtuan në Prishtinë, për të çliruar përfundimisht Kosovën. Ky takim na riktheu kujtimet dhe emocionet e atyre ditëve të rëndësishme për vendin tonë. Mirënjohje të përjetshme për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të çmuar!”, ka shkruar deputeti, Ferat Shala.
