leoni

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Pse kryeministri, Albin Kurti nuk e konsideron sukses themelimin e Asociacionit gjatë qeverisjes së tij?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë Kurti për mos punë dhe keqqeverisje. Ai, sot në debatin parlamentar të Kuvendit të Kosovës, për dyvjetorin e punës së qeverisë, ka thënë se nuk e ka të qartë arsyen se pse Kurti është duke i ikur “sukseseve” të tij, të cilat nuk i ka përmendur në ekspozenë e punës dyvjeçare. Ferat Shala ka thënë se  Albin Kurti në raportin e punës nuk e ka përmendur asnjëherë dialogun me Serbinë. Duke ironizuar, deputeti,  Shala, ka thënë se a nuk është sukses i kryeministrit themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Në këtë kontekst, Shala ka pyetur Kurtin se si është e mundur të mos e përfshijë në raport themelimin e “Zajednicës”. Më tutje, ai ia ka numëruar Kurtit edhe dështimet në KEK, Trepçë dhe në ndërmarrje të tjera publike.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …