leoni

Ferat Shala Pushteti po u bën presion shërbyesve civilë që të nënshkruajnë vendime të kundërligjshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se qeveria Kurti është duke u bërë presion shërbyesve civilë, të cilët janë duke ushtruar detyrat në pozicionet udhëheqëse në administratën publike. Ai ka alarmuar se pushteti është duke u bërë presion këtyre shërbyesve që të nënshkruajnë vendime të kundërligjshme. Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës, të ndal presionin ndaj shërbyesve civil të cilët ushtrojnë detyrat në pozicione udhëheqëse, që të njëjtit të nënshkruajnë vendime përkundër bazës ligjore, çdo vendim apo autorizim nga ushtruesit e detyrave është në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, dhe përbën shkelje të rëndë. Andaj, ftojmë shërbyesit civil në këto pozicione të mos bien pre e këtyre presioneve sepse do të ballafaqohen me pasoja për të cilat do të merren institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Shala në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …