leoni

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Qeveria e ardhshme do të formohet nga opozita, në krye me kryeministrin, Bedri Hamza

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, zyrtari i lart nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vlerësuar se qeveria e ardhshme do të formohet nga opozita, në krye me kryeministrin, Bedri Hamza. Ai kas shtuar më tutje se qytetarët kanë votuar për ndryshim, duke mbështetur partitë opozitare. “Ne kemi pritë rezultat më të lartë, sepse kemi pasë arsye të presim. Një ndër arsyet është Bedri Hamza, i cili është shumë i përgatitur dhe kompetent për punën. “Kandidati jonë për kryeministër, Bedri Hamza e ka bërë të qartë qëndrimin e tij dhe të PDK-së. Ky është qëndrim që ka gjetur mbështetje dhe ka marrë votën e qytetarëve, ne si parti e mbështesim Kushtetutën e Kosovës, që nënkupton i kemi dhënë hapësirë shancë ligjore dhe kushtetuese, shumica që kanë fituar ta bëjnë qeverinë, nëse nuk e bën brenda afateve ligjore, ne jemi të bindur që i kemi mundësitë dhe aleancat me partitë opozitare që ta bëjmë qeverinë e ardhshme”, ka thënë zyrtari i lart nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ: Gjatë ditëve në vazhdim do të numërohen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato nga jashtë

Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni …