leoni

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Qeveria e Kosovës dështoi në menaxhimin e çështjeve mjedisore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për, sipas tij, dështimet në menaxhimin e çështjeve mjedisore. Duke u bazuar në Raportin e Progresit për vitin 2023, Shala ka theksuar se përveç ndotjes së diskursit politik, qeveria aktuale ka kontribuar edhe në degradimin mjedisor. Në një postim në Facebook, Shala vuri në dukje se raporti thekson disa dështime kyçe të qeverisë, si mungesa e vlerësimeve të duhura mjedisore në procesin e dhënies së lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, mos parandalimi i ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe menaxhimi joefektiv i ndotjes industriale. Ai e cilësoi këtë situatë si një realitet të trishtë dhe një dështim që vjen si pasojë e mungesës së përkushtimit të qeverisë për të mbrojtur mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …