Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se shtrenjtimi i rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE është në shkallë më të lartë se sa është pritur. Me këtë shtrenjtim kur shkalla e inflacionit është afër rreth 13 për qind, kostoja e ekzistencës së familjeve kosovare do të jetë e ekspozuar ndaj këtyre faktorëve të rëndë ekonomik. Kur i shtojmë shkallën e planifikimit që ka bërë ZRrE-ja, tash në 14 deri në 15 për qind të tarifave të energjisë, është një shkallë e lartë shumë ma e lartë se sa që është prit dhe është planifikuar sipas të gjithë parametrave. Çështja do të vështirësohet tej masë për konsumatorin sepse ai, tashmë është i ekspozuar 15 për qind ngritjes së tarifave të energjisë dhe diku 13 për qind është shkalla e inflacionit sot. Kur i shtojmë kësaj edhe gjendjen e përgjithshme ekonomike, rritjen si asnjë herë më parë të importeve dhe shumë çka tjetër. Kostoja e ekzistencës së familjeve tona do të jetë jashtëzakonisht e ekspozuar para këtyre faktorëve të rëndë ekonomik që po ju servohet tashmë”, ka thënë Ferat Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …