Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i ka vizituar bizneset në Drenas. Gjatë takimit me drejtues të tyre, ai ka theksuar se me Bedri Hamzën kryeministër, bizneset do të kenë suksese më të mëdha e më të shumta. “Bashkë me Salën vizituam tashmë qendrën e madhe të modës. Mbetëm të impresionuar nga puna e jashtëzakonshme që bëhet aty, kushtet për punëtorët dhe rezultatet mahnitëse në eksport. Falë suksesit të këtij biznesi, të angazhimit të pashoq të pronarit Remzi Krasniqi dhe familjes, shumë gra janë punësuar aty, duke siguruar mirëqenie për to dhe familjet e tyre, por edhe duke ndjerë një pavarësi financiare. Sukseset e biznesit në Kosovë do të shtohen nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, që parasheh lehtësira tatimore për bizneset, grante mbështetëse dhe një vëmendje për punëtorët e sektorit privat në kushtet e punës dhe të ardhurave personale” ka shkruar kandidati për deputet, Ferat Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni për të Pagjeturit, lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, ka hasur në pengesa serioze për ta rifilluar punën
Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur …