Ferat Shala: Trajtimi i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në Programin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025

Ferat Shala: Trajtimi i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në Programin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025

Në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2021-2025, në kapitullin 2.12 trajtohen edhe çështjet që ndërlidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinorë. Në këtë kapitull ndër të tjera filtet për: përmirësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e integruar të mbeturinave, menaxhimin e ujërave, ngritjen e infrastrukturës ujore, mbrojtjen e natyrës e biodiversitetit, planifikimin hapësinorë të qëndrueshëm, banimin social dhe banimin e përballueshëm.

Nëse e bëjmë një analizë të shkrutër të përmbajtes së kësaj pjese të programit ndër të tjera do të konstatojmë se:

• Nuk ka objektiva të qarta dhe të mirë definuara për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë sektor për periudhën 2021-2025;

• Ka përsëritje të objektivave dhe aktiviteteve nga programet e qeverive të mëhershme;

• Ka përfshirje të aktiviteteve të mbështetura nga donatorët që tashmë kanë përfunduar (si psh. lansimi i portalit për cilësi të ajrit);

• Ka aktivitete rutinë që kryehen në mënyrë kontinuale nga departamentet përkatëse të MMPHI dhe që nuk paraqesin ndonjë zhvillim të ri apo zotim të qeverisë (si psh. hartimi i akteve nënligjore, monitorimi i mjedisit apo ngritja e kapaciteteve institucionale);

• Nuk ka zotime të qarta për investime dhe projekte konkrete në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë;

• Nuk janë të definuara afatet kohore e as mjetet në dispozicion që do të ndahen për projekte mjedisore;

• Nuk prezentohen metodologji dhe instrumente konkrete që do të përdoren për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe arritjen e objektivave;

Në shumë raste në këtë pjesë të programit ka edhe ngatërrim të fushave dhe përgjegjësive sikurse janë përfshirja e zotimeve dhe objektivave për inventarin e gazrave serrë dhe ligjit për ndryshime klimatike në kuadër të sektorit të natyrës dhe biodversitetit, pastaj përfshirja e zotimeve dhe objektivave për ndërtimin e impianteve për trajtim të ujërave të zeza dhe funksionalizimi i puseve për monitorim të ujërave nëntokësor në kuadër të sektorit të mbeturinave, apo edhe zotimet që kanë të bëjnë me shpronësimin dhe kadastrin në kuadër të sektorit të planifikimit hapësinorë.

Në kuadër të zotimeve dhe objektivave, hasen edhe anomali apo mosnjohje e procesit të hartimit të ligjeve sektoriale, sikurse është premtimi për hartimin e një ligji të veçantë për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, që është një praktikë jo e zakonshme meqenësë kjo çështje mundë të rregullohet me rishikimin e ligjit të ujërave apo edhe me ndonjë akt nënligjor që mundë të jetë rregullore apo udhëzim administrativ, por jo një ligj të veçantë.

Nga mënyra e përshkrimit të zotimeve dhe objektivave, kjo pjesë e programit më shumë i ngjanë një programi që do të vazhdojë implementimin e aktiviteteve dhe projekteve që tashmë ose janë realizuar, janë në proces të realizimit apo edhe janë inicuar nga qeveritë e kaluara.

Në asnjë pjesë të programit që i dedikohet mjedisit nuk gjejmë ndonjë zotim, objektiv apo aktivitete risi apo qasje ndryshe që sjellë kjo qeveri për mbrojtjen e mjedisit por më shumë shohim një vazhdim të punës dhe përpjekjeve të deritanishme që janë bërë në këtë sektor.

Si përfundim nëse bazohemi në këtë që është prezantuar në kapitullin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë ky program i Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2021-2025 në formatin e prezantuar, nuk pritet të sjellë ndryshime e as përmirësime të gjendjes së mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …