Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala 20 veta e përbëjnë trupën më të rëndësishme qeveritare. Kur u zgjodhën, 19 anëtarët e kabinetit qeveritar në krye me Avdullah Hotin, prapa i patën edhe 61 persona të tjerë, të gjithë deputetë të Kuvendit. Por, në PDK-në opozitare thonë se gjërat prej atëherë me 3 qershor e deri tash kanë ndryshuar dhe se koalicioni aktual nuk i ka numrat. Sipas deputetit Ferat Shala kjo u dëshmua disa herë si në rastin e projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike. Partia e dytë më e madhe opozitare nuk ka vendosur nëse do ta votojë ose jo në seancën e ardhshme, kurdo që të mbahet, këtë projektligj, teksa akuza për Qeverinë ka edhe për diçka tjetër. “Trepça është në një situatë para falimentimit dhe nuk kemi asnjë ide konkrete qeveritare nga institucionet që ta shpëtojnë nga ky kolaps“, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …