Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 60-të të saj ka miratuar vendimin për zotim për subvencionim të energjisë elektrike në shumë prej 90 milionë euro.
Vendimi i fundit i Qeveris së Kosovës, për rritjen e shumës për mbështetjen e sektorit të energjisë nga 75 milionë euro në 90 milionë euro, në fakt është vërejtja e fundit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), që të procedojë me rritjen e tarifave për çmimin e energjisë. Pra me këtë vendim ZRRE po vihet edhe njëherë para presionit të Qeverisë së Kosovë për rritje të domosdoshme të çmimit të energjisë.
Fatkeqësisht, pre e këtyre manipulimeve dhe vendimeve të paarsyeshme do të jenë qytetarët (konsumatorët), të cilët që nga muaji shkurt do të presin faturat me rritje, të cilat do të jenë të papërballueshme për buxhetin e varfër të tyre.