Avokati i ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtajt, Naim Ferati, ka deklaruar se klienti i tij, është sulmuar nga një turmë në rrugë ndaj së cilës ka reaguar duke shtënë në ajër por pasi turma nuk është zmbrapsur, ai ka shtënë me armë edhe në tokë dhe në atë moment nuk e ka ditur se dikush është lënduar. “Të premten pasdite i mbrojturi im së bashku me mikun e tij ishin duke udhëtuar për në Brezovicë, papritmas gjatë rrugës në një vend të caktuar, bllokohen nga një turmë e njerëzve, të cilët po festonin dhe në befasi sulmohen me mjete. “Në bazë të rrezikut, i njëjti ka provuar të largohet, ka qenë i bllokuar nga turma vetura e tij, në vetëmbrojtje me qëllim të spostimit apo të largimit të rrezikut, ka shkrepur një herë me armën e tij që e kishte në posedim, armën e tij personale. Ka shkrepur një herë njëherë në ajër, që të largohet masa. Për shkak të rrethanave dhe të sulmit që ka pësuar në ato momente, i njëjti është detyruar që të shkrepë edhe njëherë në drejtim të tokës, këtë rast drejt asfaltit, dhe në ato momente ka arritur të largohet nga vendi, pa qenë i informuar se dikush mund të jetë i lënduar. Ka shkuar në Prevallë, dhe nga rrjetet sociale ka kuptuar se dikush mund të jetë lënduar”, ka sqaruar mes tjerash, Naim Ferati ,avokat i ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtajt.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …