Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson ju ka thënë medieve serbe se vendi i tij dëshiron që ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera. “Sikurse shumë vende të Bashkimit Evropian, evropiane dhe vende të tjera, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur. Britania e Madhe dëshiron që ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera, kur kushtet të jenë të pjekura për këtë” ka theksuar ambasadori, Edward Ferguson për “Politika”. Ai ka shtuar më tutje se në të njëjtën kohë, duam të shohim progres në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo duhej të ndodhte kohë më parë, sepse është obligim nga Marrëveshja e Brukselit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …