Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për martesat në mes të gjinisë së njëjtë duhet të hiqet nga projektligji. Tërë ai kod civil është bërë peng i një paragrafi, kjo është një agjendë, pseudoliberale, majtiste e populiste. Po bëhen përpjekje të shtyhen në Kuvend por kjo nuk do të kalojë. Sipas Aganit, kalimi i këtij ligji nuk është kusht për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe e vlerëson si një agjendë politike. Këshilli i Evropës është institucioni më i thirrur për të drejtat e njeriut, nëse aty nuk vendoset si kusht, pse këtu, u dashka te vendoset ka pyetur, Ferid Agani.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …