Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha, foli rreth seancës së djeshme të Këshillit. Ai tha se çdo mbledhje që kishte të bënte me Ukrainën Shqipëria e ka përdorur për të theksuar lidhjen që ka konflikti në Ukrainë me situatën në Kosovë. Sepse Serbia në pothuajse në shumicën e takimeve të organizuara me Ukrainën e ka përdorur si pretekst që ajo që ka ndodhur në Kosovë ka qenë bazë për të drejtën e Rusisë për të ndërhyrë në shtetin fqinj. Ne kemi qenë shumë të qartë shumë të prerë, shumë të argumentuar se është krejtësisht e pamundur, e pa drejtë dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj qasje krahasuese për më pas si shembull të asaj që Rusia është duke bërë në një shtet fqinj përmes një agresioni të dënueshëm dhe asaj që ka ndodhur në Kosovë një shtet dhe që është në zhvillim e sipër.” Ai foli për deklaratën e tij pse se duhet me pak Kosovë në Këshill të Sigurimit e më shumë në OKB. Nuk e duam Kosovën në Këshill të Sigurimit sepse Kosova nuk është çështje e paqes dhe e sigurisë , që rrezikon paqen dhe sigurinë në Kosovë apo në rajon. Kosova është çështje e shtet-ndërtimit e ndërtimit të demokracisë, e ndërtimit të institucioneve e forcimit të kapaciteteve si në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor e më gjerë Dhe nuk mendojmë se Këshilli i Sigurimit apo Kombet e Bashkuara kanë ndonjë mundësi në zgjidhjen e problemit dhe çështjes së Kosovës është një tjetër qasje që ajo e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian e cila do të qojë në zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes mes të dyja vendeve dhe detyrimisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha Ferit Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …