Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Schwarz, iu mohua t’i adresohej Këshillit të Sigurimit në gjuhën shqipe. Delegacioni i Kosovës ka bërë kërkesë me shkrim që të flitej në gjuhën shqipe, por kërkesa është refuzuar nga Presidenca. Duhet qartësuar disa gjëra se i përket çështjes së gjuhës në Këshill e në këtë takim. Dy anëtarë të Këshillit mbështetën kërkesën formale të bërë nga Kosova për të folur në gjuhën që zgjedhin. Kërkesa është dorëzuar te gjitha shërbimet e caktuara, me shkrim. Rusia, që e ka Presidencën, kundërshtoi po ashtu me shkrim. Ne nuk ishim të kënaqur sigurisht dhe mendojmë se Presidenca nuk u tregua paanshme në rolin e saj, por në mënyrë që të mos vihet Këshilli në pozitë të vështirë ne pranuam siç vendosi Presidenca, ndonëse shkon kundër rregullave të tyre. Ne falënderojmë ministren Schwarz, për mirëkuptimin dhe respektin që tregoi ndaj Këshillit, duke mos e futur në pozitë të vështirë për të votuar për një çështje të tillë. Kjo është e vërteta e vetme”, tha ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …