Ferit Hoxha, në OKB: Roli i UNMIK-ut është minimizuar dhe ka përfunduar qysh kur Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008

Ferit Hoxha, në OKB: Roli i UNMIK-ut është minimizuar dhe ka përfunduar qysh kur Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha, ka thënë se roli i UNMIK-ut është minimizuar dhe ka përfunduar qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, pasi gradualisht kompetencat e këtij misioni i janë bartur Kosovës. Ai ka thënë se duhet të ngrihet pyetja pse duhet të ketë prezencë të UNMIK-ut në Kosovë. “Ky mision nuk ka asnjë rol në proceset kyçe të Kosovës”, ka deklaruar Hoxha, duke përmendur se dialogu me Serbinë ndërmjetësohet nga BE-ja, siguria në Kosovë është nën mandatin e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it dhe sistemi gjyqësor i Kosovës po forcohet. Ai po ashtu foli edhe për, siç tha, narrativët e rremë të Rusisë, sa i përket Kosovës, por edhe luftës në Ukrainë. “Masakrat në Buça, në Reçak, në Sebrenica, janë të gjitha një të përbashkët, janë të gjitha krime të çmeritura ”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …