Feriz Idriz Bibaj (15.11.1974 – 26.9.1999)

Feriz Idriz Bibaj (15.11.1974 – 29.6.1999)

Lladroci është një vendbanim i lashtë i Llapushës, në të cilin në harmoni të plotë jetojnë familjet Zogaj, Buçaj, Bibaj, Gega, Gjini, Gashi dhe Jaku- paj. Harmonia, bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe dashuria vëllezërore kanë bërë që ky fshat, përveç këtyre vyrtyteve të urtësisë dhe bujarisë të trashëguara brez pas brezi, të shquhet edhe për atdhedashuri dhe trimëri, sa herë që këtë e ka kërkuar atdheu. Burrat e këtij vendi asnjëherë nuk janë pajtuar me pushtuesin. Ata kanë qenë halë në sy për okupatorin, i cili gllabëroi tokën e Kosovës. Një politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve të Kosovës është zbatuar nga pushtuesi serb deri në luftën e fundit çlir- imtare, kur pushtuesi përfundimisht u dëbua nga Kosova, bashkë me makinerinë e saj vrasëtare.

Njëri prej atyre që iu bashkua vargut të dëshmorëve të lirisë dhe emri i tij u skalit me shkronja të arta, është edhe Feriz Bibaj.

Feriz Bibaj u lind më 15.11.1974 në një familje të njohur për tradita atdhetare. Prindërit Idriz dhe Syna Bibaj sollën në jetë katër djem: Avdylin, Ferizin, Remziun dhe Hamitin. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen nuk arriti ta regjistrojë për shkak të kushteve të rënda ekonomike si dhe qëndrimit që kjo famil- jeje kishte ndaj administratës dhe institucioneve të dhumshme që kontrolloheshin nga Beogradi. Axha i tij ishte i burgosur politik, andaj e tërë familja, jo rrallë ishte maltretuar, persekutuar e etiketuar si kundërshtare e shtetit. I lindur dhe i rritur me rrëfimet e njerëzve të afërt si dhe përjetimi i shumë formave të dhunës dhe diskrim- inimit, nuk ishte e rastit pse ky luftëtar i lirisë në momentin e thirrjes së atdheut, pa mëdyshje dhe me entuziazëm iu përgjigj kushtrimit, duke u bërë pjesë e luftës për liri. Në qershor të vitit 1998 bën punë fizike dhe me paratë e fituara bleu një pushkë M – 48 dhe u bë pjesëtar i njësitit “Pëllumbi”, në pikën e Astrazubit të Malishevës, në kuadër të të cilit kryente punë të rëndësishme në vëzhgimin e terrenit, rojës në pika të ndryshme, furnizimit me gjëra të nevojshme në rrethana lufte e deri tek opera- cionet luftarake në fronte të ndryshme. Me shpërthimin e luftës në Rahovec merr pjesë aktive në luftime, ku gjatë gjithë kohës qëndroi i rrethuar duke luftuar derë më derë e shtëpi për shtëpi. Pas shumë përpjekjesh arrin ta shpërthejë rrethimin dhe të kthehet në pozicionet paraprake.

Në një sulm tjetër të armikut te Rrasa e Rahovecit, një predhë pushke godet pushkën e tij dhe e bën të papërdorshme, por jo edhe atë. Më vonë, me një grup shokësh arrin ta kalojë kufirin e robërisë së Kosovës dhe shkon në Shqipërinë shtetërore ku sërish armatoset. Me vendosjen e ushtarëve të UÇK-së në Lladroc të Malishevës dhe krijimin e kushteve për veprim, Ferizi  merr detyra dhe përgjegjësi në kuadër të Kompanisë së Dytë “Ali Zogaj” në Lladroc. Shokët dhe bashkëluftëtarët flasin fjalë miradie për këtë luftëtar lirie duke e përshkruar si një karakter i urtë, i afërt me shokë dhe shumë i sinqert, por i ashpër dhe i prerë në vendime kur duhej mbrojtur pozicionet dhe istikamet. Disa herë, gjatë mësymjes së forcave serbe në drej- tim të pozicioneve të ushtarëve të lirisë të UÇK-së, ai ka qëndruar i patrembur dhe i vendosur, duke pamundësuar këmbësorine serbe të depërtojë në thellësi ku ishte e strehuar popullsia dhe ku ishte vendosur Shtabi i Brigadës. Me këtë qëndrim burrëror të një luftëtari të spikatur u jepte kurajo shokëve bashkëluftëtarë për qëndresë deri në fitore.

Ferizi kishte fatin që të përjetonte ditën e bardhë të lirisë dhe të takonte fytyrat e buzëqeshura dhe të gëzuara të bashkëluftëtarëve dhe të bashkëfshatarëve që kishin filluar të kthehen në vatrat e tyre. Emocionet për këtë ditë të shumëpritur dhe en- tuziazmi nuk kishin kufij. Por, ky gëzim për të nuk zgjati shumë. Forcat serbe në tërheqje e sipër, në rrethinën e fshatit kishin vendosur mina të shumta. Ferizi për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë banorëve në këtë territor, merr pjesë në deminimin e terrenit. Gjatë largimit të mjeteve shpërthyese dhe deminimit të terrenit, një minë ak- tivizohet, dhe pjesë të shumta të saj përshkojnë trupin e tij. Ata ranë krye të detyrës më 29 qershor të vitit 1999 duke hyrë në panteonin e lavdisë përkrah shokëve të luftës dëshmorë. Trupi i dëshmorit të lirisë Feriz Bibaj u varros në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Kleçkë për tu prehur i qetë e për të shpërndarë rreze drite gjithandej tro- jeve shqiptare. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …