leoni

Ferizaj do të bëhet me Stadiumin e Ri Futbollistik “Ismet Shabani”

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se qyteti i Ferizajt do të bëhet me Stadiumin e Ri Futbollistik “Ismet Shabani”, i cili do të ndërtohet në Kompleksin e Sporteve prapa Palestrës së Sporteve “Bill Klinton”.

Sipas kryetarit Aliu tashmë ka përfunduar hartimi i projektit zbatues dhe është shpallur procedura e prokurimit. Ai me këtë rast ka falënderuar Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS) për dakordësinë e përbashkët në zhvillimin e këtij projekti dhe të gjithë kontribuesve në jetësimin e kësaj vepre madhore!

Kryetari Aliu në fund të postimit të tij ka uruar futbollistët, klubet sportive dhe të gjithë sportdashësit ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …