Ferizaj është zgjedhja e mërgatës për investime

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, mbajti të enjtën takimin e fundvitit, i cili organizohet në prag të festive të fundvitit me rastin e ardhjes së diasporës në vendlindje.

Ky event që u mbajtë bë Hotel Metropol ishte një mundësi e shkëlqyer për bashkëbisedim me drejtuesit e Komunës së Ferizajt dhe bizneset pjesëmarrëse, për të eksploruar mundësi të ndryshme bashkëpunimi.

Në postimin e tij në facebook kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka shkruar:

Momente të këndshme në këtë prag feste, nën organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ndamë me drejtues e përfaqësues të dhjetëra bizneseve nga mërgata, në bashkëbisedimin e përzemërt për mundësitë, potencialin që ofron Ferizaj për investime, ku institucioni i Komunës ka gati gjithë infrastrukturën e nevojshme për të mirëpritur investimet nga mërgata.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Ferizajt mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Ferizajt të cilën …