Ferizaj fillon me Fazën e dytë (Dezinsektimi Hapsinorë)

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se me datë 05.07.2024 në ora 20:00 fillon faza e parë e projektit “Dezinsektimi hapsinorë (eleminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt.

Më 05.07.2024 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinorë do të kryhet në të gjithë qytetin, duke u nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, rrugët “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”,  “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli “, Tregu i Gjelbër deri në Fshati Nikadin, për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku” , “Rexhep Bislimi”, “Vëllezrit Gërvalla”, “Kadri Zeka “, “Driton Islami “,”Reçaku” deri në Magjistrale.

Më 06.07.2024 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinorë do të kryhet në fshatrat Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Neredime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Dubravë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë, Papaz.

Më 07.07.2024 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinorë do të kryhet në fshatrat Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Cërnille, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak, Kosinë.

Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati i uron Arben Krasniqit suksese në shërbimin civil të komunës së Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i lumtur sa s’ka më, dhe  zemra e …