Ferizaj ka tashmë Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitet 2024-2034

Drejtori i Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të komunës së Ferizajt”, z. Balton Dërguti i ka dorëzuar kryetarit të komunës z. Agim Aliu dokumentin Strategjik për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitet 2024-2034, dokument ky ku paraqitet vizioni, profesionalizmi dhe analiza e duhur e rrugëtimit qeverisës karshi potencialit ekonomik të territorit të kësaj komune.

Me këtë rast kryetari Aliu ka falënderuar të gjithë kontribuesit e këtij dokumenti strategjik, të prirë nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të komunës së Ferizajt”.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …