Ferizaj më afër se kurrë drejtë krijimit të zonës së parë ekonomike

Komuna e Ferizajt, shumë afër krijimit të zonës së parë ekonomike, është kjo një ndër synimet dhe prioritetet e Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, për të dhënë kuptimin e plotë, epitetit tashmë të dëshmuar se Komuna e Ferizajt, është kryeqyteti i zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës. Zëvendësministri i Financave dhe njëherit koordinatori për zhvillim ekonomik i Komunës së Ferizajt, Mustafa Grainca, i shoqëruar nga Selim Marevci, shef i Kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, takuan ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me bashkëpunëtoret e tij, me të cilin biseduan lidhur me procesin e krijimit të zonës ekonomike. Ministri Shala, u zotua se në një afat rekord, do të përmbyllen të gjitha procedurat ligjore, lidhur me këtë proces, duke e vërë në prioritet ministror. Zëvendësministri Grainca, falënderoj ministrin Shala, në emër të Kryetarit Aliu, për gatishmërinë e treguar, në mbështetje të proceseve dhe projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …