Nënstacioni 110/35/10(20) KV Ferizaj 3 – “Kastrioti” projekt ky i nisur që në vitin 2018, si rrjedhojë e kërkesës dhe bashkëfinancimit nga Komuna e Ferizajt u përurua të enjtën e 23 janarit duke i dhënë zgjidhje përfundimtare furnizimit stabil me energji elektrike për Ferizajn e më gjërë duke ndjekur kështu edhe shkallën e lartë të zhvillimit ekonomik të Ferizajt dhe nevojës për stabilitet energjetik. Bashkë me Ministren e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli dhe drejtues e përfaqësuesë nga Rrjeti i Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) dhe institucioneve tjera të fushës së energjisë, përuruam këtë projekt në vlerë prej 7.8 milion euro, hisedare e së cilës është edhe komuna e Ferizajt.
Urime qytetarëve dhe bizneseve të Ferizajt ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.
Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë videon e inaugurimit të nënstacionit Ferizaj 3
https://www.facebook.com/reel/620845390351323