leoni

Ferizaj me qendër unike të zonjave pensioniste

Të premtën në Ferizaj është hapur Qendra e Shoqatës “Zonjat Pensioniste”, ku në hapje të kësa qendre Unike ishte edhe kryetari i komunës z. Agim Aliu.

“Me iniciativën e zonjave të respektuara, mësueseve të shquara ferizajase, Marije Kurti, Nazmije Bekteshi dhe Lemane Zejnullahu, u hap sot në Ferizaj Qendra e Shoqatës “Zonjat Pensioniste”, qendër kjo unike në vend, me një hapësirë të mrekullueshme pune, rekreacioni, bashkëbisede e mbi të gjitha në përmbushje të misionit të Shoqatës, që edhe pse në moshë, zonjat  ferizajase vazhdojnë kontributin për shtetin e shoqërinë”, ka deklaruar kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …