leoni

Ferizaj me urdhëresë ndalon vrasjen, keqtrajtimin dhe garat me kafshë

Në funksion të zbatimit të Ligjit për Përkujdesjen e Kafshëve dhe me qëllim eliminimin e fenomenit të vrasjeve, keqtrajtimit dhe organizimit të garave me kafshë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka marr një urdhëresë përmes së cilës ndalohet vrasja, keqtrajtimi dhe organizimi i garave të kundërligjshme me kafshë në gjithë territorin e Ferizajt. Kjo urdhëresë, zbatimin e së cilës do ta bëj Inspektorati i Komunës së Ferizajt, mëton që të minimizoj këtë fenomen në gjithë territorin e Ferizajt, duke paraparë edhe gjoba ndaj shkelësve të kësaj urdhërese nga 100֔ deri në 5,000€. Trajtimi i kafshëve dhe kujdesi ndaj tyre tashmë po merr formë institucionale përmes këtij akti të të parit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Komuna e Ferizajt, inkurajon gjithë qytetarët që të denoncojnë rastet kur hasin në fenomene të tilla të cilat janë fatale dhe të parikuperueshme për jetën shtazore në territorin e Ferizajt, duke i paraqitur shkelësit e kësaj urdhërese pranë Inspektoratit të Komunës dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …