Ferizaj, model për avancimin e pozitës së gruas në vendimmarrjen lokale

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, në përfaqësim të institucioneve komunale, mori pjesë në konferencën me temë “Pasqyrimi i përgjithshëm dhe diskutimi lidhur me pjesëmarrjen e grave në politikë dhe prioritetet komunale” organizuar nga NDI në kuadër të Javës së Gruas. Kryesuesja Bytyçi e cila iu drejtua pjesëmarrësve me një fjalë rasti, paraqiti një bilanc të të arriturave të qeverisjes lokale në fushën e barazisë gjinore, me theks të veçantë fuqizimin e gruas në vendimmarrjen lokale. Ajo vuri theksi tek përbërja si asnjëherë më parë e kabinetit qeverisës të Kryetarit Aliu nga zonjat në drejtim të drejtorive komunale, numrin prej afro 300 grave në nivel udhëheqës në institucionet në vartësi të Komunës, avancimi i infrastrukturës ligjore lokale në këtë fushë, subvencionimi përmes granteve të ndryshme i bizneseve të udhëhequra nga gratë si dhe faktin se Komuna e Ferizajt prinë në nivel vendi me numrin më të lartë të pronave të regjistruara në emër të dy bashkëshortëve si dhe nisma të tjera të ndërmarra nga qeverisja Aliu me qëllim avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, çka bëjnë Komunën e Ferizajt të vendos standard të ri në nivel republikan në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …