Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorë të drejtorive komunale, kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi – Bytyçi si dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, bashkëluftëtar si dhe dhjetëra qytetarë bën homazhe në përkujtim të dëshmorit të kombit, Ramiz Ukësmajli, në ditën e rënies së tij heroike. Duke folur për rënien e tij heroike, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu theksoi se bijtë e bijat që flijuan jetën skalitën lirinë në themelet e shtetësisë sonë. Ndërsa kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Gafurr Bytyçi tha se dëshmori i kombit, Ramiz Ukësmajli ishte luftëtar shembullor se si luftohet për atdhe ndërsa familja Ukësmajli ishte e tëra në funksion të luftës çlirimtare. Me qindra ushtarë të UÇK-së në këtë familje kanë gjetur strehim, prandaj populli ka obligim të veçantë ndaj kësaj familje. Vëllai i dëshmorit Ramiz Ukësmajli, Xhavit Ukësmajli pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në homazhe theksoi se sot ndjehet i pikëlluar për vëllan e tij por njëkohësisht edhe krenar që kishin një vëlla të tillë i cili luftoi për çlirimin e Kosovës deri në rënien heroike.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …