Ferizaj po bën historinë në gjithë vendin, përmes bashkëpunimit rinor për herë të parë me një komunë franceze. E kjo, do të realizohet përmes organizatës Play International në Kosovë, ku Komuna e Ferizajt dhe Komuna Gravelines e Francës, tashmë kanë një projekt të përbashkët, i cili për synim ka përfshirjen dhe bashkëjetesën përmes sportit duke promovuar përdorimin e sportit si mjet për përfshirjen e të gjithëve dhe si një mjet edukativ që do të kontribuojë në dialogun dhe takimet midis kombësive të ndryshme. Objektivi kryesor i projektit është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Ferizajt dhe Gravelines të Francës në temën e ndryshimit të mënyrës se si e shikojmë aftësinë e kufizuar. E për këtë mirëprita sot, znj. Sara Kalvachova- Shefe e Misionit, Erëza Pireva- Koordinatore e Programeve dhe Zeneta Nishori- Asistente Pedagogjike, për të diskutuar hapat e radhës të këtij bashkëpunimi domethënës për të rinjtë, ku hisedarë në financim të këtij projekti është edhe Komuna e Ferizajt.