Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka marre pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit dhe sportit Prishtine, ndërsa organizatorë ishte CEO Congress & Event Organization. Në këtë panair kanë marrë pjesë, përfaqësues të institucioneve,organizatave dhe kompanive të ndryshme nga Kosova. Në këtë panair Ferizaj, u prezentu me hapësirë të veçantë. Të pranishmit u njoftuan për mundësitë turistike që ofron Komuna e Ferizajt, si dhe u pajisen me material informues për vendet atraktive turistike që mund të vizitohen.