Ferizaj, prijëse edhe në projekte të energjisë së ripërtrishme

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiun me bashkëpunëtorë, në nisje të projektit ku këto dy komuna janë partnere, me grantin rreth 400,000 eurove të përfituar nga BE në kuadër të Fondeve IPA, Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar, me ç’rast Ferizaj përfiton sisteme të paneleve diellore, të cilat do të vendosen në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, ShFMU “Jeronim de Rada”, ShFMU “Gjon Serreçi” dhe në Kopshtin “Ardhmëria jonë”, investim ky që prodhon mesatarisht në vit rreth 123.000 kWh, që padyshim mbulon nevojat e këtyre institucioneve si dhe redukton mesatarisht koston e faturës së shpenzimit të energjisë elektrike për afro 135,168 euro në vit.

Kryetari Aliu bashkë me Kryetarin Ganiun vizituan edhe shkollën “Gjon Serreçi”, njërën nga shkollat ku do të kryhet ky investim, natyrisht i mirëpritur nga drejtuesit e stafi i shkollës dhe tejet i nevojshëm për Ferizajn, veçanërisht në këto rrethana të krizës energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …