Ferizaj së shpejti me pishinë gjysmë olimpike

Investimet kulturore dhe sportive në Ferizaj janë në kulmin e zhvillimit të tyre si rezultat i një raporti të qëndrueshëm të punës të vendosur mes autoriteteve lokale dhe qendrore si dhe klubeve sportive. Në këtë kuadër, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zyrtarë komunal të sportit kanë pritur në takim sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti me bashkëpunëtorë. Temë e diskutimit në këtë takim ishte ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike në Ferizaj, financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federata Ndërkombëtare e Notit, investim ky që do të realizohet sipas standardeve më të larta infrastrukturore të bazuara në modelin evropian. Sekretari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti i prezantoi Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu projekt propozimin për këtë pishinë duke dhënë detajet e nevojshme teknike dhe infrastrukturore për zhvillimin e sportit të notit. Me këtë projekt Ferizaj, do të shndërrohet në njërën ndër qendrat më të rëndësishme të notit në Republikën e Kosovës, për të cilën i pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi edhe drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës por me theks të veçantë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky projekt do të nis së realizuari në vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …