Gjatë ditës së sotme drejtori i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt Balton Dërguti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim me Dekanin e Universitetit të Shkencave Teknike të Aplikuara Petrit Hasanaj.
Në këtë takim u diskutua për hartimin e Strategjisë së Turizmit në Ferizaj, në të cilën do të marrin pjesë edhe profesor të Universitetit.
Gjithashtu në këtë takim të dyja palët u zotuan të rrisin bashkëpunimin edhe më shumë si për Turizmin ashtu edhe në fushat tjera.