Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij bashkë me profesoreshën e saj, Pranvera Hoxha, Vesa Berisha, një talente të rallë, virtuoziteti i së cilës po çmohet edhe jashtë vendit. Që nga viti 2013 Vesa mori pjesë në koncerte, gara, festivale e masterklasë të ndryshme. Është fituese e çmimeve të shumta (“Pianisti i Ri” 2013, 2014, 2018 çmimi i parë, 2016 çmimi i dytë, 2017 çmimi absolut dhe koncert recital në Stamboll, çmimi absolut dhe çmimin kryesor “Pianisti i Ri 2022” i cili mundëson koncertimin me Filharmoninë e Kosovës; Young Musician International Competition “Citta di Barletta” Itali 2014 çmimi i parë; “Art Festival” Dojran, Maqedoni 2015 çmimi i parë; “International Music Festival” Ohër 2015 çmimi i parë; “Festival Polyhymnia” Maqedoni 2017 çmimi absolut; International piano competition “Sergei Rachmaninoff” Bosnje e Hercegovinë 2021, çmimi i parë).
Vesa Berisha gjithashtu ka realizuar tre koncerte recitale, dy prej tyre në Kosovë 2016,2022 dhe një në Stamboll 2018. Në vitin 2017 ka performuar si soliste me orkestrën PanEuropean në Forlì të Italisë, ku performoi koncertin për piano e orkestër no.11 hob. XVIII nga kompozitori J. Haydn. Ka marrë pjesë në festivale të ndryshme si “Chopin Piano Fest” (2015, 2017, 2019, 2021,2022), “Pianodrom” (2021), “Dam Festival” (2017, 2021,2022), “El Maestro” (2021). Vesa ka ndjekur masterklasë me pianistë të njohur ndërkombëtar si, Heribert Koch, Desar Sulejmani (Gjermani), Ardita Statovci, Johannes Marian (Austri), Pierluigi di Tella, Denis Zardi, Elena Indellicati (Itali), Zoya Shuhatovich (SHBA), Sabine Weyer (Luksemburg), Irma Picari (Shqipëri/Itali), Janos Balasz (Hungari), Eric Ferrer, Adilia Continue Alieva (Francë), Elif Gökce Türkili (Turqi), talente kjo që natyrisht ka pasur e do ta ketë mbështetjen tonë të plotë.