Ferizajt i konfirmohet projekti i ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në njërën nga shkresat drejtuar Ministrisë së Financave, ka paraqitur kërkesën për financimin e projektit “Ndërtimi i Impiantit të Ujërave të Zeza” përmes huamarrjes me qeverinë hungareze. Në përgjigjen për Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, Ministria e Financave, gjegjësisht ministri Bedri Hamza, lidhur me këtë projekt ka konfirmuar që projekti “Ndërtimi i Impiantit të Ujërave të Zeza në Këshillin Kombëtar të Investimeve të mbajtur me datë 13.07.2018 është aprovuar për financim përmes programit “Soft Loan” – huamarrje e butë me autoritetet hungareze. Bashkëpunimi financiar në mes Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë në kuadrin e së cilit është edhe ky projekt është rregulluar përmes ligjit nr. 05/L-153 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të nënshkruar në dhjetor 2016 dhe ratifikuar si projektligj nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2017. Lloji i financimit në kuadër të marrëveshjes kornizë është huamarrje shtetërore sipas Ligjit për Borxhin Publik. Sipas shkresës së arritur nga Ministria e Financave, Komuna e Ferizajt duhet të bëj konfirmimin e studimit të fizibilitetit të vlefshëm për këtë projekt si dhe të veproj sipas legjislacionit në fuqi për procedimin e projektit. Ky projekt ka qenë premtim i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu të cilit në njërën nga vizitat e tij në Ferizaj i pati dhënë konfirmimin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Pas përfundimit të procedurës së paraparë me legjislacionin në fuqi dhe konditat e marrëveshjes, Ferizaj do të përfitoj këtë projekt që paraqet një rëndësi të veçantë për mjedisin si rregullator i fuqishëm jo vetëm i ndikimit në mjedis por edhe ekonomizimit të shpenzimeve institucionale përkitazi me trajtimin e ujërave të zeza.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …