Fermerët e Skenderajt marrin njohuri rreth Bimëve Mjekuese Aromatike (BMA)

Të premten në një nga sallat e objektit të Komunës së Skenderajt, është mbajtur takimi informues me fermerë të komunës, organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Republikën e Kosovës (IADK) dhe ndihmuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me temën e diskutimit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të Bimëve Mjekuese Aromatike (BMA), përmes krijimit të punësimit, prodhimit dhe eksportit të këtyre bimëve të cilat kanë potencial të madh në zhvillim ekonomik të vendit. Sipas përfaqësuesve të IADK-së, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimëve mjekuese aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e këtyre bimëve si dhe ngritjen e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA-së, dhe prodhuesit primar në konvertim të këtyre bimëve në bimë organike. Me anë të këtij projekti, do të mbështeten fermerët kryesisht në zonat rurale, përmes shpërndarjes së granteve dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimit të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike për ekonomitë familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …