Fermerët ferizajas kanë paraqitur nevojat dhe kërkesat e tyre në dëgjimet buxhetore

Edhe fermerët ferizajas, kanë marrë pjesë në dëgjimet buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2025. Hapjen e takimit me fermerët e ka bërë drejtoresha e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila të pranishmit i ka njoftuar me planifikimet për subvencionimin e fermerëve për vitin e ardhshëm. Ndërsa fermerët e pranishëm në sallë kanë kërkuar subvencionimin për shitjen e qumështit, kanë kërkuar sera të mëdha, financimin me naftë, por kanë kërkuar edhe një kioskë për shitjen e produkteve dy herë në javë. Me këtë dëgjim buxhetore kanë përfunduar të gjitha dëgjimet buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2025.

May be an image of 6 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …