leoni

Fermerët malishevas të kënaqur me subvencionimin e qumështit nga ana e komunës

Drejtori i drejtorisë për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural në komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, në kuadër të angazhimeve të tij, sot i ka vizituar dy ferma në fshatin Llazicë, njëra me lopë qumështore dhe tjera me viça për majmëri, ku është njoftuar me punën që bëjnë dhe problemet me të cilat përballen fermerët. Drejtori Dukolli, tha se “është i kënaqur me punën që bëjnë fermerët tanë, të cilët janë shembulli më i mirë i punëtorëve dhe i faktit, se me punë jetohet mirë dhe ofrohen produkte të mjaftueshme për tregun”, ndërsa komuna, brenda mundësive do ti përkrahë fermerët, në këtë rast blegtorët. Nga ana tjetër, blegtori Burim Foniqi, i cili ka rreth 50 krerë lopë qumështore, u shpreh i kënaqur me subvencionimin e qumështit që bëhet nga ana e komunës, nga 3 cent për litër. Sipas tij, kjo ndihmon shumë dhe është shumë motivuese, pasi për rreth 30 mijë litra qumësht në muaj, sa mesatarisht merr nga lopët në stallën e tij, ky subvencion i qumështit, e ndihmon shumë. Më pas drejtori Dukolli ka vizuar edhe fermerin tjetër, Muhamet Buzhala, i cili aktualisht ka 25 viça për majmëri. Sipas pronarit, ka shumë punë e shumë angazhim, por edhe përfitimi nga kjo nuk mungon. Fermerët e njoftuan drejtorin Dukolli edhe me problemet e përditshme me të cilat përballen ata, por që puna që bëjnë ju sjellë përfitime të mjaftueshme dhe ja vlen të merren me blegtori.

May be an image of 2 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …