Fermerët malishevas, trajnohen për aplikim në grantet qeveritare në bujqësi

Grupi Lokal i Veprimit (GLV) “Llapusha” në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve të saj, është duke realizuar edhe projektin “Zhvillimi rural shtysë e zhvillimit ekonomik në Llapushë”, dhe në kuadër të këtij projekti, GLV “Llapusha”, ka mbajtur një trajnim me fermerët e Komunës së Malishevës, për aftësimin e fermerëve për mënyrën e aplikimit në grantet qeveritare. Ky projekt realizohet në kuadër të nën-masën 303.1 “Përvetësimi i aftësive dhe nxitja/animimi i banorëve të territorit të GLV-ve për GLV-të e përzgjedhura”, ku zhvillohen një varg aktivitetesh që kanë të bëjnë  me fuqizimin e grupeve lokale dhe promovimin e punës. Këtë trajnim e ka përshëndetur edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili krahas mbështetjes së këtij projekti, i ka premtuar bujqit-fermerët lokal, se do ta kenë mbështetjen e komunës, në realizimin e projekteve të tyre në fushën e bujqësisë në përgjithësi. Përndryshe, sipas kryetarit të GLV “Llapusha”, Milaim Morina dhe sekretarit Halit Mazreku, në këtë trajnim kanë marrë pjesë mbi tridhjetë fermerë lokal, të cilët janë trajnuar lidhur me mënyrën e aplikimit në grantet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa bujqit i kanë marrë njohuritë e mjaftueshme për mënyrën e aplikimit në këto grante. Edhe sipas pjesëmarrësve në trajnim, ky trajnim duket të ketë pasur sukses, pasi ata i kanë njohuritë e mjaftueshme për mënyrën e aplikimit. GLV “Llapusha”, thanë se projektet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa fermerëve të Komunës së Malishevës, krahas trajnimeve, do t’iu ofrohen edhe shërbime tjera praktike nga ekspertët e bujqësisë, lidhur me të gjitha çështjet që fermerët kanë nevojë të marrin praktika dhe udhëzime në fushat e caktuara të bujqësisë dhe blegtorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …