Fermerët vitias përfitojnë ormanë për ruajtjen e pesticideve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 16 ormanëve për fermerët vitias. Ormanët do të shërbejnë për ruajtjen e pesticideve në vende të sigurta. Përndryshe kjo gjë u mundësua falë projektit “Fuqizimi i fermerëve të Vitisë përmes ngritjes se kapaciteteve dhe promovimit te produkteve bujqësore” dhe është në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor që financohet nga Bashkimi Evropian (ReLOad) dhe zbatohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( UNDP). Kurse i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ekrem Bajrami, Drejtor i Organizatës IKC me të cilën Komuna e Vitisë ka disa bashkëpunime, kryesisht në fushën e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …