Fermerëve vitias iu ndanë  shpërndarëse të plehut artificial dhe  mbledhëse të barit të thatë

Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot për fermerët e komunës së Vitisë, 50 shpërndarëse të plehut artificial dhe 30 mbledhëse të barit të thatë. Në ceremoninë e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, si dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave tha se ne në këtë mënyrë po arrijmë ti mbështesim fermerët tanë përmes metodave të ndryshme, që t’iu krijojmë kushte sa më të mira. “ Në fushën e bujqësisë, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të krijojmë mundësi e kushte sa më të mira, për fermerët”, tha Aliu. Ndërsa drejtori i Bujqësisë Naim Pira, u shpreh se me planifikim të buxhetit,  por me shumë donacione dhe ndihma për fermer po arrijmë që të jemi pranë fermerëve me mbështetje të herë pas hershme.  Edhe pse kemi pasur një buxhet të kufizuar kemi arritur të ndihmojmë të gjitha sektorët dhe nën sektorët pa dallime”, u shpreh drejtori Pira. Ndryshe, kjo mbështetje për fermerët është donacion nga buxheti komunal i Vitisë, në participim me fermerët prej 20%. Vlera totale e këtij donacioni është rreth 32 mijë euro.

May be an image of 6 people, people standing and road

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …